UNICEF dhe FRA, organizuan në Shkup "Activate Talks"

27.11.2014 17:22

Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në sferat e ndryshme shoqërore, të vajzave në teknologjitë informative, të të rinjve në krijimin e politikave publike janë disa nga temat që u përfshinë në manifestimin "Activate Talks", që u mbajt në Qendrën Rinore Kulturore në Shkup, në organizim të UNICEF­it dhe Forumit Rinor Arsimor.....

Përfaqësuesi i UNICEF­it, Bertran Demulen, theksoi se shumë fëmijë po përballen me probleme, me të cilat u pakësohen të drejtat.

"Që të përballemi me këto sfida, duhet të kërkojmë mënyra të reja të të menduarit dhe aktivitete. Për këtë shkak, UNICEF­i e shpalli vitin 2014 vit për inovacione dhe barazi, në mënyrë që ta fokusojë vëmendjen botërore në zhvillimin edhe tregimin e vendimeve inovative për të mirën e fëmijëve"- deklaroi përfaqësuesi i UNICEF­it, Bertran Demulen.

Euroambasadori, Aivo Orav, i cili ishte i pranishëm, konsideron se ngjarja e sotme po zhvillohet në drejtim të integrimit të të drejtave të fëmijëve, në kahje të sjelljes së vendimeve, politikave dhe ligjeve.

Me këtë ngjarje, shtoi ai, do të shënohen 25 vite të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, me të cilën mund të ulet vdekshmëria e fëmijëve dhe rritja e regjistrimit në shkolla. "Bisedat aktive" janë ngjarje ndërkombëtare, që për herë të parë organizohen në Maqedoni. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)