Thirrje publike për furnizim me përmbajtje programore

08.04.2021 12:48

N.P. “Radio Televizioni i Maqedonisë”, fton të gjithë shtëpitë e produksionit ose autorët e pavarur, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që kanë ide kreative për projekte programore të përshtatshme për nevojat e Servisit Publik, të aplikojnë në thirjen e re  publike për  furnizim me projekte audio dhe audiovizuele, të shpallur më 08.04.2021.

Program i ofruar duhet të jetë universal dhe i larmishëm. Propozim projektet duhet të jenë të zhanreve  dhe formateve të ndryshme dhe mund të përfshijnë përmbajtje edukative, emisione për fëmijë, emisione informative, sportive, zbavitëse, dokumentarë, seriale vendore etj.

 Projektet do të financohen nga me mjete financiare të RTM-së dhe me mjetet e ndara si donacion nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele.

Të gjitha aplikimet duhet të përmbajnë:

- Paraqitjen në thirrjen publike;

-Përshkrim të projektit;

-Qëllimet dhe detyrat;

-Sinopsis të shkurtër;

-Mënyrën e realizimit;

-Kalkulimin financiar;

-Vërtetim nëse aplikuesi është obligues tatimor ose jo

-dhe të gjitha të dhënat e tjera për subjektin juridik apo personin fizik që aplikon në këtë thirrje publike ( nga Regjistri Qëndror , por jo më të vjetër se 6 muaj).

Projektet që nuk përbajnë qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara, nuk do të merren parasysh.

Aplikimi me të gjitha dokumentet e sipërërmendura , duhet të futen në një zarf dhe të dorëzohen të mbyllura,  me mbishkrimin: “Paraqitje në thirrjen  publike,  për furnizim me përmbajtje programore ”,

në adresën e mëposhtme;

Radio Televizioni i Maqedonisë

 bul. “Goce Dellçev”-nr 18

1000 Shkup

ose në Arkivin e RTM-së

Konkursi publik  ka si qëllim promovimin dhe afirmimin e vlerave të shoqërisë sonë dhe synon të përfshijë të gjitha sferat e jetës.

Ju falenderojmë për interesimin e treguar dhe për kontributin që jepni në krijimin e ofertës së përbashkët programore të Radio Televizionit të Maqedonisë.