Maqedoni

Fëmijët me pengesa gjatë pandemisë, Psikologët: Masa, ndryshe progresi stagnon

04.05.2021 13:05

Stole është 18 vjec. Ai me padurim e pret zërin e profesorit gjatë orëve me mësim online....

Stole është 18 vjec. Ai me padurim e pret zërin e profesorit gjatë orëve me mësim online. Sot do të tregojë rrëfimin e tij që e ka mësuar me aq kujdes. 
 
Stole: Mirëdita profesor.
 
Por internet nuk bën dhe Stole e provon përsëri.
 
Stole: Mirëdita profesor.
 
Ai bën dy.. tre.. katër përpjekje për t’u lidhur online me mësuesin e tij. Por lidhja nuk funksionon e mbetet që përrallën t’ua tregojë të afërmve. Stole është një i ri i diagnostikuar me spektër autik. Ai ka dëshirë të njohet me njerëz, me shokë të rinj dhe të udhëtojë. Pandemia Covid e largoi nga të gjitha ëndrrat e tij.  E vetmja lidhje me botën, është celulari i nënës së tij, përmes të cilit ndjek edhe mësimin online. Ka edhe ballkonin i cili ka pamje nga shkolla. Në shtëpi kanë edhe një laptop, por atë duhet ta ndajë me dy motrat. Përkundër mungesës  së laptopëve të mjaftueshëm për të tre, për këta fëmijë ekziston edhe një rrezik tjetër. Desocializimi.
 
"Është shtuar numri i fëmijëve dhe prindërve që kanë nevojë për ndihmë. Fëmijët nuk mundën të kenë kontakt me shkollën, me moshatarët e tyre, me detyrat, me zakonet dhe rutinën që deri diku kishin krijuar e që u lehtësonte përshtatjen me rrethinën. E gjithë kjo në një moment u ndal.", tha Maria Raleva, psikologe fëmijësh.
 
Dhe kjo pasiguri e gjithë situatës, bën që këta fëmijë të jenë nën ankth të vazhdueshëm. Në disa raste edhe në agresivitet me veten apo të afërmit. Kjo sepse për herë të parë përballen me këtë situatë. E nëse vazhdon distancimi fizik i fëmijëve me nevoja të posacme, progresi i deritanishëm do të stagnojë. Psikologët alarmojnë se këta fëmijë duhen trajtuar më me kujdes. 
 
"Standardet e kujdesit për fëmijët me pengesa në zhvillim në shtete të tjera janë shumë larg nesh. Qendrat e kujdesit ditor, shkollat e posacme për ta, mbajnë mësim me kontakt fizik me orë të reduktuara e me protokolle të rrepta.", tha Raleva.
 
Inkurajues është fakti që me fillimin e imunizimit të popullatës, nuk do të ndiqet gjithnjë plani aksional. Kjo do të thotë që të gjithë ata që duan të vaksinohen, mund të paraqiten në vakcinacija.mk. Imunizimi në masë është shpresa e vetme për fëmijët me pengesa në zhvillim se shkolla do të nisë sërisht, dhe ata do të mund të shoqërohen me moshatarët e tyre. 
 
KATERINA TOPALLOVA