Maqedoni

Tetovë, nis vaksinimi i qytetarëve të Pollogut

04.05.2021 13:46

Në sallën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë ka filluar vaksinimi i qytetarvë të Pollogut kundër Covid 19...

Në sallën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë ka filluar vaksinimi i qytetarvë të Pollogut kundër Covid 19. Për moment ka 4200 doza të vaksinës Sinopharm dhe qytetarët sot po marrin dozën e parë. Edhe pse u paralajëmrua që vaksinimi që do fillojë në ora 8, ai nisi me vonesa për shkak të disa pengesave në rrjet dhe qytetarëve iu  është dashur të presin. Pas marrjes së vaksinës, qytetarët thanë se ndjehen mirë, dhe apeluan tek të gjithë të tjerë që të marrin të njejtën.
 
"Po e mora, nuk kamë problem aspak, mirë jam. Duhet ta marrin të gjithë, prandaj edhe ne erdhëm ta marrim.", tha Qemal Shahini, qytetar.
 
"Mirë, dhimbje nuk pata shumë. Duhet ta marrin, unë e mora vaksinën, më pyetën a dhemb thash jo mirë jam 87 vjeç.", tha Rami Misimi, qytetar.
 
Nga Qendra Rajonale për Vaksinim,  thonë se sot do të vaksinohen personat e moshuar, ndërsa doza e dytë e vaksinës për ta do të jepet 21 ose 28 ditësh.
 
"Për sot janë planifikuar 1500 të vaksinohen. Ndërsa dozën e dytë planifikohen ta marrin pas 21 ditësh ose 28 ditë. Sot vaksinohen të gjitha grupmoshta të gjitha që janë paraqitur në linkun për vaksinim. Tani është fillimi gjithçka është në rregull. Është mirë të vaksinohen, pasi mbrojmë shëndetin, e gjithëve.", tha Kujtime Ibrahimi, përgjegjëse për vaksinim, Tetovë.
 
Qendra e vaksinimit në Tetovë do ju shërbejë edhe qytetarëve të Gostivarit dhe komunave të tjera përreth.
 
VISAR SADIKI