Maqedoni
Gjykata e arbitrazhit, në 5 vite zgjidhen mosmarrëveshje prej 100,000 euro
04.05.2021 14:04
Procedura e arbitrazhit zakonisht përfundon në gjashtë deri në nëntë muaj...

Procedura e arbitrazhit zakonisht përfundon në gjashtë deri në nëntë muaj, teksa një proces gjyqësor gjyqi zgjat të paktën 600 ditë. Kompanitë gjithnjë e më shumë po e kuptojnë se është shumë më shpejt, por edhe më lirë të zgjidhin mosmarrëveshjet në këtë mënyrë, në vend se të shkojnë në gjykatë. Sipas Dhomës së Tregtisë, praktika e arbitrazhit ngadalë po bëhet praktikë e mirë.
"Mosmarrëveshjet përmes gjykatës nuk janë gjithmonë zgjidhja më e mirë. Përkundrazi, tendencat botërore tregojnë përdorimin gjithnjë e më të madh të metodave alternative të zgjidhjes së çështjeve gjyqësore ndërmjet subjekteve të biznesit. Kohëzgjatja mesatare e procedimeve para Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit është vazhdimisht në rënie dhe vitin e kaluar ishte rreth 184 ditë ose afërsisht gjashtë muaj. Kjo është dëshmi e shpejtësisë dhe efektivitetit të arbitrazhit kundrejt proceseve gjyqësore.", tha Elena Milevska Strbevska nga Dhoma e Tregëtisë e RMV-së.
Raporti i fundit i Komisionit Evropian , shprehet në mënyrë të qartë se nevojiten përpjekje për të përmirësuar më tej përdorimin e zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve, përmes dhomave përkatëse. Javën e kaluar kemi miratuar rregulla të reja të arbitrazhit për të modernizuar procedurën e arbitrazhit dhe efikasitetin e saj më të madh - komunikim më i lehtë, dorëzimi elektronik i paraqitjeve dhe mundësia për të paraqitur prova përmes konferencës video, tha Milevska Strbevska.
SEDAT SELIMI
