Instituti “Nënë Tereza”, shënon 30 vjetorin e themelimit
Instituti për Punë dhe Politikë Sociale, “Nëna Tereza”, shënon 30 vjetorin e themelimit të saj......

Ky instituti kryesisht kontribuon në zhvillimin dhe modernizimin e sistemit të mbrojtjes sociale në Maqedoni dhe ka përmirësuar sistemin e mbrojtjes në Maqedoni, theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
Ai, më tej shtoi se bashkëpunimi i ndërsjellët në miratimin e ligjeve dhe përkrahjen në proceset reformuese do të ndihmojë në krijimin e formave të reja për mbrojtjen e kategorive sociale.
“Instituti është një faktor kapital në segmentin arsimor dhe social të shoqërisë sonë. Me arritjet shkencore dhe mbështetjen që na ka dhënë, është themeli i sistemit social në Maqedoni”- deklaroi ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.
Profesori i Institutit, Jovan Pejkovski, tha se gjatë kësaj periudhe kanë diplomuar shumë gjenerata, punëtorë social, të cilët me sukses janë integruar në sistemin e mbrojtjes sociale dhe politikave sociale.
“Sot kur bëjmë një përmbledhje të punës 30 vjeçare, mund të themi se stafi ynë i arsimuar e kryejnë punën e tyre në aktivitete të rëndësishme dhe të ndjeshme, në njohuri të nevojshme profesionale, praktikë dhe kanë qëndrim human ndaj njerëzve”- tha profesori, Jovan Pejkovski.
Ndërsa dekani i Fakultetit Filozofik, Goran Ajdinovski, tha se deri në vitin 2013, në këtë institut, pranë Fakultetit Filozofik, mësimin e kanë ndjekur 25 gjenerata të studentëve, prej tyre kanë diplomuar 2.167, kanë magjistruar 78 dhe kanë doktoruar 24 studentë. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)
