Maqedoni

Fitoi gjyqin kundër Procedurës së Lustrimit, Nesimi padit shtetin, kërkon kompensim të dëmit

04.05.2021 14:55

Ish-Ambasadori Mahi Nesimi, ka dorëzuar sot në Gjykatën Civile, padinë kundër shtetit...

Ish-Ambasadori Mahi Nesimi, ka dorëzuar sot në Gjykatën Civile, padinë kundër shtetit, për shkak të dëmit të tejskajshëm që vlerëson se i është shkaktuar atij dhe famijles së tij, nga vendimi i Komisionit për Verifikimin e Fakteve. Me vendim të Gjykatës Administrative, ai është shpallur i pafajshëm dhe tani  ka dorëzuar padi për kompensim të dëmit. Thotë se procesi i lustrimit ndaj tij kishte prapavijë politike.
 
“Kërkova një kompensim të arsyeshëm duke marrë parasysh dëmin e shkaktuar jo vetëm ndaj meje, por edhe gjithë familjes.Regjimi i atëhershëm prodhoi inkuizatorë, tani shteti duhet ta paguajë që këtë veprim të regjimit të kaluar  dhe inkuizatorëve. Mendoj se lustrimi im kishte prapavijë politike, kjo është dëshmuar tashmë edhe në gjykatë.",  ka deklaruar Nesimi.