Maqedoni
Kumanovë, filloi vaksinimi, deri në 1.000 termine brenda ditës
04.05.2021 15:03
Nga dita e martë qytetarët e interesuar do të mund të vaksinohen edhe në Kumanovë...

Nga dita e martë qytetarët e interesuar do të mund të vaksinohen edhe në Kumanovë në pikën e vaksinimit në sallën e sporteve të shkollës së mesme ekonomike, paralelet në gjuhën shqipe, në ish Kazermën “Hristijan Todorovski Karposh”. Kjo do të jetë një pikë vaksinimi me karakter rajonal, pasiqë këtu do të mund të vaksinohen të gjithë qytetarët nga Kumanova, Likova, Kratova, Kriva Pallanka, Nagoriçi i vjetër dhe Rankovci.
“Sot filluam në ora 10:00 termini parë ka qenë dhe deri në këto momente vaksinimi po rrjedhë suksesshëm dhe pa asnjë problem. Për momentin në fillim po vaksinohen të moshuarit mbi 70 vjec, të cilët do ti vaksinojmë me vaksinë kineze “Sinofarm”, ku disponojmë me 4.200 doza ku shpresojmë se brenda 10 ditëve ti harxhojmë.“, tha mes tjerash Faruk Alili, drejtor i Shtëpisë së shëndetit në Kumanovë.
“Ditët në vijim vaksinimi do të fillojë nga ora 08.00 e do të zgjasë deri në ora 19.30. Brenda ditës do të kemi nga 1.000 termine, kurse i njejti do të kryhet në 6 punkte, kuptohet duke i respektuar të gjitha protokollet." , ka deklaruar Snezhana Jovanovska, udhëheqëse e repartit për vaksinim pranë Shtëpisë së shëndetit në Kumanovë.
“Po erdha me nënën, që ajo ta pranojë vaksininë, është 82 vjecare, para një jave e bëmë terminin te mjeku amë dhe ja sot e pranoi dozen e pare të vaksinës, ndërkaq me 25 e këtij muaji e merr edhe dozën e dytë. Teoritë konspirative janë gjithmonë prezente por te njerëzit që nuk i dijnë rrehthanat, nga ana tjetër edhe disa pseudo shkencëtarë me apelet e tyre të ndryshme pa fakte shkaktojnë lloj-lloj hutije tek njerëzit.”, tha për TVM2 një qytetar i Kumanovës.
Përpos ekipeve profesioniste mjeksore në aktivitetet e imunizimit masiv do të kyçen edhe vullnetarë nga Organizata komunale e Kryqit të kuq në Kumanovë. Ata në dy turrne do ti ofrojnë ndihmë logjistike personelit mjeksor për gjatë tërë procesit të imunizimit.
FATLUM AQIFI
