Maqedoni
Eurointegrimi i vendit, Edstadler: Bllokada bullgare nuk ka kuptim
04.05.2021 15:16
Austria e përkrah fuqishëm integrimin e RMV-së në BE dhe është e gatshme të bëhet ndërmjetësuese në kontekstin mes Shkupit dhe Sofjes....

Austria e përkrah fuqishëm integrimin e RMV-së në BE dhe është e gatshme të bëhet ndërmjetësuese në kontekstin mes Shkupit dhe Sofjes me qëllim që të zhbllokohet prespektiva evropiane e vendit, tha minstrja për Evropë e Austrisë, Karolinë Edstadler. Për diplomatën nga Vjena vetoja bullgare është e pakuptimtë. Dy shtetet nuk duhet të kapen pas të kaluarës por të hapet prespektiva e së ardhmes , theksoi ajo.
"Dua ta them qartë. Unë nuk kam ide përse një shtet të bllokojë rrrugën integruese?! Nuk kam mirëkuptim që ky proces të jetë i bllokuar dhe konkretisht të ketë rezistencë nga Bullgaria. Unë kam besim dhe përkrahje të plotë nga presidenca portugeze.", tha Karoline Edstadler, ministre për Evropë në Austri
Dimitrov: Nuk kemi kohë për të humbur
Zv.kryeministri për euro-integrime Nikollla Dimitrov tha se pritshmëritë e tij për hapjen e bisedimeve mbështeten në premtimet e BE-së. Pret nga Brukseli të kurorëzojë sukseset e e brendshme të shtetit në drejtim të eurointegrimit. Në raport me Bullgarisë tha se suksesi dhe humbja janë të njëjta për të dyja palët, ndërsa pret që pas themelimit të qeverisë bullgare të fillojnë komunikimet pa asnjë humbje kohe.
"Si do të arrijmë deri aty?! Ne presim formimin e qeverisë në fqiun bullgar dhe mendoj se duhet ti hapim të gjitha kanalet e komunikimit menjëherë, pa marrë parasysh çfarë qeverie do të jetë, sepse ne në Evropë nuk kemi shumë shansa për sukses dhe nuk kemi luksin për të lëshuar mundësinë për sukses.", tha Nikolla Dimitrov, zv.kryeministër për Eurointegrime.
Austria gjendet në zemrën e Evropës ndërsa Maqedonia e Veriut në zemrën e Ballkanit dhe këto dy vende duhet të bashkohen në Unionin Evropain, tha në pres konferencë diplomatja e Austrisë, Karolinë Edshtadler.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
