Maqedoni
Fillon vaksinimi masiv në Shkup, qytetarët presin me orë për tu vaksinuar
04.05.2021 15:34
Rradhë të gjata para sallës sportive Boris Trajkovski, ku po bëhet imunizimi masiv i qytetarëve....

Rradhë të gjata para sallës sportive Boris Trajkovski, ku po bëhet imunizimi masiv i qytetarëve. Disa qytetarë pritën për më tepër se një orë për të pranuar vaksinën. Ata thonë se ky është një lëshim i autoriteteve shëndetsore në vend.
“Po vonohen shumë, nuk e di ku është problem, na thanë që vaksinimi do të shkojë me një orë vonesë”...
“Kjo tregon se është jo e organizuar. Tani nuk e di, ta shohim se çfarë do të ndodhë më tej. Njëherë kishim probeleme me vaksinat, nuk kishim vaksina. Tani ja nuk kemi organizim”...
“Ne nuk kemi kultur, për fat të keq. Problemi është aty. Presim që dikush të na organizoj neve jashtë, se si të qëndrojmë në rend.”, thanë qytetarët e anketuar.
Autoritetet shëndetsore: Qytetarët të respektojnë terminet e caktuar
Por autoritetet thonë se rradhët e gjata po bëhen për shkak të asaj se qytetarët nuk po respektojnë terminin e caktuar. Të punësuarit në arsim të cilët do të zbatojnë maturë shtetërore nga qytetet tjera kanë ardhur në mënyrë të organizuar, e disa të tjerë kanë ardhur para kohe.
“Kjo bëhet për shkak të asaj se disa njerëz nuk respektojnë terminet e caktuara të cilat u janë dhënë nga mjekët amë. Qytetarët të cilët janë paraqitur në vakcinacija.mk veçmë kanë filluar të thirren, tani një grup i caktuar që janë më me rrezik. Ata marrin SMS porosi, ku iu caktohet edhe dita edhe termini. Ashtu që ju lutem qytetarëve ti respektojnë ato termine që të mos shkaktohet kësi rrëmuje.”, tha një mjek.
Në sallën sportive “Boris Trajkovski” në mënyrë paralele bëhet edhe rivaksinimi me Sputnik. Autoritetet shëndetsore presin që brenda një ditë të vaksinohen prej 10 mijë deri 15 mijë qytetarë.
ERSAN PAJAZITI
