Maqedoni

Protestetë para zyrës së Pendarovskit, protestuesit: Mos i mbroni terroristët e “27 prillit”

04.05.2021 15:55

Këshilli Organizativ i protestave për rastet e montuara politike, protestoi para presidencës...

Këshilli Organizativ i protestave për rastet e montuara politike, protestoi para presidencës si reagim ndaj deklaratës së presidentit Stevo Pendarovski i cili vlerësoi se ngjarjet e 27 Prillit nuk kanë qenë akt terrorist. Ata I apeluan kreu të sshtetit që  të mos i mbrojë “terroristët e 27 prillit”. 
 
"Jemi mbledhur para presidencës, por hasëm në një kordon policor. U mblodhëm për të reaguar kundër deklaratës së presidentit Stevo Pendarovski, sipas të cilit të dënuarve të 27 prillit duhet tu hiqet termi terrorizëm. Presidenti ka shkel betimin e tij dhe po ju shërben vetëm palës maqedonase. Pse asnjëherë nuk i komentoj rastet e montuara politike ndaj shqiptarëve.  Jemi mbledhur që t’i bëjmë thirrje Pendarovskit që të mos i mbrojë terroristët sepse demokracia nuk e lejon një gjë të tillë.", tha Blerim Ahmeti, organizator i protestës.
 
Sipas protestuesve, deklarimet e tilla të presidentit janë përzierje e drejtpërdrejtë e kreut të shtetit në gjyqësor. Ata kërkuan që nëse presidenti këmbëngul që autorët e 27 Prillit të mos dënohen për terrorizëm, atëherë duhet ta kerkojë të njejten gjë edhe për rastet politike të montuara kundër shqiptarëve.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI