Maqedoni

Projektet kapitale në Tetovë, ASH: Pothuajse asnjë projekt nga buxheti komunal

04.05.2021 16:31

Aleanca për Shqiptarët, dega në Tetovë, akuzon kryetaren e komnunës, se ka shtuar aktivitetet për rregullimin e qytetit në prag të zgjedhjeve....

Aleanca për Shqiptarët, dega në Tetovë, akuzon kryetaren e komnunës, se ka shtuar aktivitetet për rregullimin e qytetit në prag të zgjedhjeve. Thonë se nuk kanë kundër rregullimit të qytetit, por kjo ngutje sipas tyre, bën që punët të bëhen shkel e shko për projektet aktuale, teksa projektet e tjera me rëndësi vitale, nuk janë realizuar. Kërkojnë llogari përse projektet që bëhen janë me para nga kredi apom qeveria e ku shkojnë paratë e taksapaguesve tetovarë.
 
"Për shumicën e këtyre projekteve janë marrë kredi nga Banka Botërore për Zhvillim ose nga qeveria, pra pothuajse asnjë projekt nuk është realizuar me para nga buxheti komunal. Në këtë drejtim komuna është treguar tërësisht e paaftë, ose eddhe ato para që janë grumbulluar, janë keqpërdorur.", tha Muzafer Etemi nga Aleanca për Shqiptarët.