Maqedoni
Covid 19, 31 viktima, 67 raste të reja, 782 të shëruar
04.05.2021 17:21
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1169 testime të bëra ka regjistruar 67 raste të reja të të infektuarve....

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1169 testime të bëra ka regjistruar 67 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 31 persona, ndërsa janë shëruar 782 pacientë. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 28 raste, i pasuar nga Kumanova me tetë, Gostivari dhe Ohri katër dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me Covid 19 e kanë humbur 31 pacientë, prej të cilëve nëntë nga Shkupi, katër nga Tetova, tre nga Velesi nga dy raste në Manastir, Ohër, Strugë dhe Berovë dhe nga një rast në Kumanovë, Prilep, Kavadar, Koçan, Radovish, Probishtip dhe Vinicë.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 152.814 prej tyre janë shëruar 134.653 kanë humbur jetën 4.992 dhe numri i rasteve aktive shënon 13.169.
FLUTURA LATIFI
