Maqedoni

Osmani në Danimarkë: Kopenhaga përkrah fillimin e bisedimeve me BE

04.05.2021 17:48

Maqedonia e Veriut ka plotësuar mjaftueshëm kriteret e Kopenhages të cilat i japin mundësi vendit të fillojë bisedimet me Brukselin...

Maqedonia e Veriut ka plotësuar mjaftueshëm kriteret e Kopenhages të cilat i japin mundësi vendit të fillojë bisedimet me Brukselin, është theksuar  nga zyrtarët e Danimarkës në takimin me minsitrin Osmani.
 
"Konkluduam me minsitrin e jashtëm Kofod se kriteret e Kopenhagës Maqedonia e Veriut  po i plotëosn me  një dinamikë të kënaqshme që është e majftueshme për të filluar bisedimet për antarsim të plotë dhe sot këtu në Danimarkë riafirmuan mbështetjen daneze për fillimin e këtij procesi që është i rëndësishëm jo vetëm  për RMV-në por edhe për  tërë rajonin dhe ruajtjen e kredibiltetit të procesit të zgjerimit në përgjithësi.", tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
 
Thellimi i këmbimit tregtar, raportet bilaterale si dhe shërbimet për diaporën kanë qenë tema tjera të cilat minsitri Osmani i ka zhvilluar në takim me përfaqësuesit shtetëror danez.
 
Udhëtimin diplomatik në skandinavi ministri Osmani e vazhdon në Stokholm të Suedisë. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU