Maqedoni

RMV merr donacionin e parë nga BE, 4850 doza të vaksinës Fajzer

04.05.2021 18:30

Në vendin tone përmes Austrisë arriti donacioni I pare I vaksinave nga BE ja apo 4850 doza të vaksinës Fajzer....

Në vendin tone përmes Austrisë arriti donacioni I pare I vaksinave nga BE ja apo 4850 doza të vaksinës Fajzer. Evrokomisioneri për zgjërim Varheji theksoi se ndihmat e BE-së nuk do të përfundojnë me këtë, por se do të jenë krah Maqedonisë së Veriut deri në fund të vaksinimit të qytetarëve, me çka shpreson që të merr fund edhe pandemia që ka kapluar mbarë globin.

 
"Tani momenti krucial është të sjellim vaksina dhe ne po e bëjmë atë. Ky është vetëm fillimi dhe do tju shoqërojmë deri në fund të imunizimit. Jemi krenar që sot të lajmpërojmë sjelljen e gati 120 mijë vaksinave të financuaara nga BE. Kjo është një dhuratë për Maqedoninë që të hapëroj drejt fundit të pandemisë, sa më shpejtë që është e mundur.", tha Oliver Varheji, Eurokomisioner për Zgjerim. 
 
Përmes programit trilateral pritete të arrinë 113.890 vaksina deri në fund të gushtit theksoi Kryeministri Zorna Zaev, duke shtuar se edhe me vaksinat tjera që posedon vendi pret që RMV të arrijë imunitetin kolektiv.
 
"Me këto vaksina dhe me sasinë tjetër të vaksinave që posedojmë në periudhën që vijon deri në fund të vitit po fillojmë nga dita e sotme në imunizim masiv të gjithë populates në vend. Janë të sigurura vaksina efektive për të gjthë qytetarët andaj paraqituni në vaksinacija.mk që të merni termin dhe në këtë mënyrë presim që të ndryshohet pasqyra epidemiologjike dhe dalëngadalë të arrimë deri te imuniteti kolektiv.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Edhe Ministrja austriake për BE, Edtstadler,  tha se Austria dhe BE-ja po mbështet dhe do të mbështesë të gjithë Ballkanin Perëndimor me 650 mijë vaksina, dhe 190 mijë vaksina ekskluzivisht për Maqedoninë e Veriut. Ajo apeloi se vetëm duke u vaksinuar do t’i kthehemi normalitetit.
 
"Po punojmë intenzivisht për të sjellë sa më shumë vaksina dhe të dalim sa më herët nga kjo situate. Jemi këtu për tiu thënë se jemi këtu për tiu ndihmuar dhe mbështetur. 650 mijë vaksina po vijnë për Ballkanin Perendimor, 190 mijë për Maqedoninë e Veriut. Duhet të dalim sa më herët nga kjo situartë por vetëm duke u vaksinuar. Do të vazhdojmë ta mbështesim vendin tuja në kët proces.", tha Karoline Edstadler, ministre për Evropë në Austri.
 
Sa i përket procesit integrues të vendit tonë për antarësim në BE, Varheji tha se komisioni evropian i jep mbështetje të fuqishme të gjitha angazhimeve për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjet e hapura midis RMV së dhe Bullgarisë me qëllim fillimin e bisedimeve. Ai gjithashtu pozitivisht e vlerëson edhe transparencën dhe gatishmërinë e RMV së për gjetjen e një zgjidhjeje. 
 
FLUTURA LATIFI