Botë

Refuzuan mbajtjen e maskës/ Arrestohen në Amsterdam 6 pasagjerë spanjollë

04.05.2021 19:12

6 pasagjerë spanjollë që mbërritën në Amsterdam janë arrestuar në aeroplan...

6 pasagjerë spanjollë që mbërritën në Amsterdam janë arrestuar në aeroplan pasi refuzuan të mbanin maska për tu mbrojtur nga koronavirusi
 
“Marechausse”, dega e ushtrisë që monitoron kufijtë dhe aeroporteve në kuadër të detyrave të tyre policore, në rrjetet sociale njoftoi se gjashtë pasagjerë në aeroplan që mbërritën nga Spanja mbrëmë në aeroportin ‘Schiphol’ u arrestuan pasi refuzuan mbajtjen e maskës.
 
Ata u raportuan në policinë e aeroportit nga piloti i aeroplanit, i cili tha se udhëtarët injoruan kërkesat e përsëritura nga ekuipazhi për të mbajtur maskë.
 
Gjashtë shtetasit spanjoll aktualisht janë në paraburgim dhe do të merren në pyetje gjatë ditës./Top Channel