Maqedoni

Prej nesër, ora policore 23:00 - 05:00

04.05.2021 20:49

Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që ndalesa për lëvizje prej nesër të fillojë prej orës 23:00 deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme...

Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që ndalesa për lëvizje prej nesër të fillojë prej orës 23:00  deri në orën 05:00 të ditës së ardhshme. Qeveria gjithashtu ka sjellë vendim që objektet hotelierike të jenë të hapura për mysafirë deri në orën 22:30 , por  vetëm në pjesët e hapura apo verandat e këtyre objekteve. Ende mbetet në fuqi ndalesa për klientë ne pjesët e brendëshme të objekgteve hotelierike, restoranteve dhe kafeneve.
 
Edhe Ndërmarrja për qarkullim rrugor (NQP) prej nesër do të punojë me orarin e ri, të përshtatur me  ndryshimet e fundit të orës policore, pra deri në orën 23:00.
 
U vendos edhe për karantinë të detyrueshme dyjavore për udhëtarët që vijnë nga India dhe Brazili.