Vaksina eksperimentale, rezulton e suksesshme
Një vaksinë eksperimentale kundër sëmundjes “Ebola” duket e sigurt dhe ka shkaktuar shenja të mbrojtjes së imunitetit gjatë testeve te 20 vullnetarët e parë, kanë njoftuar ekspertët amerikanë mbrëmë vonë.......

Këto zhvillime janë vlerësuar si “faktorë premtues” nga doktor Anthony Fauci, njëherit drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë, punonjësit e të cilit e udhëheqin punën.
“Rezultatet me dozën më të lartë ishin me të vërtetë mjaft të favorshme. Pothuajse të gjithë njerëzit, të cilët kanë pranuan dozën më të lartë, morëm përgjigje shumë të fuqishme të antitrupave. Një tjetër lloj i përgjigjes është reagimi i qelizës së ndërmjetësuar, që është gjithashtu e dobishme në mbrojtjen kundër “Ebolas”. Shtatë nga dhjetë njerëz, të cilët kanë marrë dozën e lartë të vaksinës, kishin reagim të fortë qelizor. Pra, përgjigjet ishin me të vërtetë mjaft të mira në doza më të larta"- deklaroi dr. Anthony Fauci nga i Instituti Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive.
Vaksina ka për qëllim nxitjen e prodhimit të antitrupave kundër “Ebolës” në sistemin imun dhe njerëzit e kanë zhvilluar atë brenda katër javëve, sa kanë marrë sasi të vaksinës në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara, raporton agjencia “AP” nga Uashingtoni. Gjysma e grupit për testim ka marrë doza më të larta dhe këta njerëz kanë prodhuar më tepër antitrupa, thuhet në një studim të publikuar në revistën “New England Journal of Medicine”. (Leunora Kaliqi, TVM2)
