Komisioneri për Zgjerim i BE-së viziton sot Shqipërinë dhe Kosovën
Në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim...

Në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, komisioneri Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi do të vizitojë sot Shqipërinë dhe Kosovën.
Fokusi kryesor i vizitës është ndihma e Bashkimit Europian për Shqipërinë për të përballuar pandeminë dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të financuara nga BE.
Në Tiranë Komisioneri do të takohet më kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë për shtyp. Në fund të vizitës së tij, eurokomisioneri Varhelyi do të takohet edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Komisioneri u shpreh dje nga Shkupi se BE-ja mund të çelë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia nuk e zgjidh ngërçin me Bullgarinë. Ai vlerësoi se Tirana i ka plotësuar të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.
