Ora policore prej sot fillon nga ora 23:00
Prej sot hyjnë në fuqi masat lehtësuese anti-Covid.

Me vendimin e Qeverisë që u miratu mbrëmë, Ora policore do të shkurtohet për dy orë, pra prej sot , ora policore do të fillojë në ora 23:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme. Gjithashtu, Qeveria solli vendim edhe për zgjatjen e orarit të punës së objekteve hotelerike. Do të punojnë në pjesën e hapur – në veranda deri në ora 22:30.
Lehtësimi i masave erdhi, ngaqë u shënua rënie e numri të infektimeve me Covid-19 dhe u ul presioni në spitalet Covid. Në mbledhjen e djeshme qeveria vendosi edhe për një karantinim të detyrueshëm 2 javor të të gjithë qytetarëve që kthehen nga India dhe Brazili. Pas këtij vendimi, Ndërmarrja për qarkullim rrugor, ndryshoi orarin e qarkullimit të autobuzëve urbanë, të përshtatur me ndryshimet e fundit të orës policore, pra deri në orën 23:00.
