Maqedoni

Trojet shqiptare përkujtojnë të rënët, shënohet 5 maji, dita e dëshmorëve të kombit

05.05.2021 10:21

5 maji është dita kur në mbarë trojet shqiptare përkujtohen Dëshmorët e Kombit...

5 maji është dita kur në mbarë trojet shqiptare përkujtohen Dëshmorët e Kombit.
 
Në Maqedoninë e Veriut, përkujtohen sot të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për të drejta të barabarta në shtetin multietnik, dëshmorët që dhanë jetën nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, por edhe civilët që humbën jetën gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001. Me homazhe në varrezat e dëshmorëve në të gjitha qytetet shqiptare, do të përkujtohet sakrifica e tyre sublime. Ndërkohë në orën 14:00 në Shkupdo të mbahet edhe një Akademi përkujtimore e organizuar nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. 
 
5maji shënohet edhe në Kosovë në nderim të dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe civilëve që humbën jetën n ëluftën me forcat serbe për pavarësinë e shtetit të tyre. Pikërisht sot do rifillojnë edhe gërmimet në Kizhevak të Serbisë për gjetjen e mbetjeve mortore.të shqiptarëve të vrarë. Gërmimet pritet të zgjasin minimum dy javë. E gjithë puna do të përcillet nga ekspertët mjeko-ligjorë të Kosovës. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë nuk dihet ende për fatin e më shumë se 1.600 shqiptarëve që rezultojnë të zhdukur.
 
Edhe në Shqipëri përkujtohen dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Përfaqësues të poitikës kanë bërë homazhe në varrezat e dëhsmorëve dhe tek memoriali “Nëna Shqipëri”. Dita e Dëshmorëve në Shqipëri e ka origjinën nga 5 maji I vitit 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.