Maqedoni
SHBA mbështet përpjekjet e BE-së për të ndihmuar gjetjen e një zgjidhjeje në mosmarrëveshjet Shkup-Sofje
05.05.2021 10:55
Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha përpjekjet nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare...

"Shtetet e Bashkuara mbështesin të gjitha përpjekjet nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare të saj për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë të gjejnë një zgjidhje më lehtë," tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Marrëveshja historike e Prespës, tregoi se vendet në Ballkanin Perëndimor janë të afta të përmbushin detyra të vështira, duke bërë kompromise dhe duke gjetur zgjidhje. Ne jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do të bëjnë të njëjtën gjë duke negociuar mosmarrëveshjet e tyre bilaterale jashtë procesit të pranimit në BE.
Shtetet e Bashkuara inkurajojnë të gjitha përpjekjet nga BE dhe vendet e saj anëtare për të ndihmuar palët të arrijnë këtë rezultat më lehtë, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fortë e ofertave të anëtarësimit në BE të të gjithë aspirantëve nga Ballkani Perëndimor. Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është tërësisht në BE. Procesi i zgjerimit promovon paqen, stabilitetin dhe prosperitetin afatgjatë në rajon, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për VOA.
