Alimi: MO-ja, një prej kritereve për anëtarësim në NATO
Republika e Maqedonisë, ka reforma të shkëlqyera në mbrojtje dhe është absolutisht e gatshme që të bëhet anëtare e Aleancës Veri-atlantike, por Greqia është pengesë për të njëjtën.......

Ky është konkludimi i hapjes së sotme të ciklit të 16-të rekord të planit aksional për anëtarësim MAP të Maqedonisë në NATO, të cilin tre sekretarët shtetëror të vendit tonë ua prezantuan zëvendës-shefave të misioneve të përhershme të vendeve aleate të Aleancës në selinë e NATO-s në Bruksel.
“Qëllimi i të gjitha vendeve anëtare të NATO-s ka qenë që të vazhdojmë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ndërtimin e besimit të etniteteve dhe kështu shpresojmë që sa më shpejt të jemi anëtarë të NATO-s dhe të gjitha rekomandimet që do t’i marrim nga KE-ja t’i zbatojmë edhe më tepër në të ardhmen”- deklaroi sekretari shtetëror në Sekretariatin për Zbatimin e MO-së, Ejup Alimi.
Anëtarët e Delegacionit të Maqedonisë, përfaqësuesve të vendeve aleate të NATO-s, po ashtu, u potencuan se përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë është pjesëmarrja në misionet paqësore të Aleancës dhe edhe një herë u konfirmua se shteti ynë do të jetë pjesë e misionit për stabilizimin e Afganistanit, i cili fillon nga viti 2015, ndërsa është quajtur "Përkrahje vendimtare", ku Maqedonia do të marrë pjesë me ushtarë të saj. (Valbon Bexheti, TVM2)
