Maqedoni
Kërçovë, filloi vaksinimi me vaksinën kineze “Sinofarm”, sot u vaksinuan mbi 50 persona
05.05.2021 14:16
Procesi i vaksinimit i filluar para një muaji me vaksinat “Astra Zeneka”...

Procesi i vaksinimit i filluar para një muaji me vaksinat “Astra Zeneka”, prej sot do të plotësohet edhe me vaksinat kineze “Sinofarm”. Me këtë lloj të vaksinës gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 50 pacientë të grupmoshës së vjetër të cilët nuk kanë shfaqur ankesa për efekte anësore pas marrjes së vaksinës. Duke filluar nga data 2 prill e deri më tani, me vaksinën “Astra Zeneka” në Kërçovë janë vaksinuar 600 persona të moshës së tretë, ndërsa sot kanë arritur 300 dozat e para të vaksinës “Sinofarm”. Procesi i vaksinimit ka vijuar pa probleme dhe gjatë ditës së sotme me vaksinën “Sinofarm” janë vaksinuar 50 persona, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të kemi në disponim edhe sasi të tjera të kësaj vaksine, thotë dr. Xhabir Bajrami, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Kërçovë.
Në Kërçovë ka shënuar rënie numri i të infektuarve, por jo edhe numri i vdekjeve. Lloji i virusit britanik nuk zgjedh moshë, prandaj drejtori Xhabir Bajrami bën thirrje për një kujdes të shtuar në respektimin e masave shëndetësore deri në momentin e arritjes së imunitetit kolektiv.
SHABAN DALIPI
