Maqedoni
Ndërtimi i Qendrës së re Klinike, Kociq: VMRO-DPMNE akoma po bllokon ligjin
05.05.2021 15:14
LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se edhe përpos dakordimit të liderëve, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski...

LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se edhe përpos dakordimit të liderëve, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, gjatë takimit të një muaji më parë deputetët e saj nuk po heqin dorë nga bllokimet e ligjeve të rëndësishme për qytetarët. Midis tyre sipas LSDM-së është edhe Ligji për ndërtimin e Qendrës së re Klinike. Ndonëse VMRO-DPMNE ka ofertë të hapur për ta udhëhequr projektin shpëtimi i liderit të tyre është më me rëndësi, tha Nenad Kociq nga LSDM.
“Ligji për ndërtimin e Klinikës së Re parashikon auditor financiar ndërkombëtar të pavarur, përkatësisht ai ligj duhet të lejojë që të dy ndërmarrjet "Vamed" dhe "Buig Construction" të paraqesin një ofertë për ndërtimin e Klinikës. Deputetët e VMRO-DPMNE-së e dinë se ata kanë një ofertë të hapur që opozita të udhëheq gjithë projektin, por ata nuk votojnë për ligjin, padyshim që shpëtimi i liderit Mickoski është më i rëndësishëm për ta sesa shëndeti i qytetarëve.”,- tha nga Nened Kociq nga LSDM.
Milloshoski: MSh, ka paguar rreth 8 milion më shumë për vaksina
Ndërkohë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, ka akuzuar se Ministria e shëndetësisë ka paguar rreth 8 milion dollarë një kompanie fantazmë nga Hong Kongu e cila është dashur t’ia paguajë Maqedonisë dyfish më shtrenjtë nga çmimi që është dashur t’i blejë. Ai pohon se partia e tij posedon një dokument i cili e dëshmon këtë.
“Atë që morëm si informacion disa ditë më parë konfirmon se derisa vendet e tjera fqinje vraponin për vaksina, ministri i shëndetësisë dhe kryeministri po vraponin për provizione dhe dokumenti të cilin e posedon VMRO-DPMNE që Ministria e Shëndetësisë, megjithëse e mohoi, përsëri i pagoi pothuajse 8 milion dollarë kompanisë fantazmë në Hong Kong, e cila supozohej se do t'i shiste vaksinat Maqedonisë me dyfishin e çmimit për të cilin do t'i siguronte ato.”,- tha Antonio Milloshoski nga VMRO.
Sipas Milloshoskit, nëse Ministria e Shëndetësisë nuk do të vraponte pas provizioneve, ndërsa vaksinimi fillonte që në janar, së paku 500 jetë të qytetarëve do të shpëtoheshin me një organizim më të mirë shëndetësor.
NAIM RAMADANI
