Konferencë kushtuar avancimit të mësimit praktik

27.11.2014 17:52

Avancimi i teorisë dhe mësimit praktik për përgatitjen e profesionistëve të ardhshëm mësimor në mjedise multikulturore, është i një rëndësie të veçantë për vendin......

Mësimi praktik i strukturuar mirë, është garanci për studentë të trajnuar dhe profesionistë të suksesshëm, u tha në konferencën e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Shkup.

“Ky projekt përputhet plotësisht edhe me projektet tona edhe në pjesën e strategjisë së arsimit të integruar dhe reformave në fakultetin pedagogjik, që i kemi filluar dhe është konstatuar se këto programe studimore nuk janë të mjaftueshme për studentët për të punuar në ambiente multietnike”- deklaroi ministri i Arsimit, Abdylaqim Ademi.

“Prodhim i përbashkët nga bashkëpunimi është edhe mësimi praktik i studentëve, i cili do të jetë i unifikuar për të gjitha 5 institucione. Përmes punës praktike, studentët do të profesionalizohen, prandaj edhe mësonjëtoret janë vend ku do të promovohet multikulturalizmi”- tha dekani i Fakultetit Filozofik, Goran Ajdinski.

Misioni i OSBE-së, kohë më parë kishte shpallur rekomandim për zbatim të punës praktike në fakultetet pedagogjike që veprojnë në Shkup,Tetovë, Shtip dhe Manastir dhe ka për qëllim nxitjen e studentëve për të krijuar aftësi për punë. (Flutura Latifi, TVM2)