Maqedoni

Pendarovski për Dojçe Vele: Është mirë që u vendos komunikimi me VMRO-DPMNE

06.05.2021 09:52

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se është mirë që opozita, pas nëntë muajsh...

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se është mirë që opozita, pas nëntë muajsh, po krijon komunikim me institucionin e presidentit.
 
Në një deklaratë për Dojçe Vele, Pendarovski tha se ky dialog I vendosur një ditë më parë, mund të çojë në një dialog politik më produktiv, i cili mungon kaq shumë në vendin tonë. Takimi midis Presidentit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, duhet të zhvillohet nesër, pas një bisede telefonike të zhvilluar dje.