Maqedoni
Çair, barrikada të reja në bulevardin “Cvetan Dimov”
06.05.2021 09:35
Barrikada të reja betoni i janë shtuar prej mbrëmë bulevardit “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit....

Barrikada të reja betoni i janë shtuar prej mbrëmë bulevardit “Cvetan Dimov” në Komunën e Çairit.
Autoritetet komunale thonë se vendosja e këtyre barrikadave mundëson lehtësimin e lëvizjes për këmbësorët dhe makinat dhe konstribuon në dhënie fund të kaosit në trafik në këtë pjesë të qytetit.
Kreu I komunës Visar Ganiu, sqaroi në profilin e tij në Facebook, se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme deri në realizimin e projektit për autobusët e shpejtë, të cilin para disa ditëve e paralajmëroi Qyteti i Shkupit. Lehtësimi i qarkullimit nëpër rrugët e Komunës së Çairit është prioriteti ynë. Implementimi i projekteve efikase të komunikacionit bëhet me të vetmin qëllim të kemi rrugë pa kaos dhe qytetarë të sigurtë”, ka shkruar Ganiu.
Vendosja e pengesave prej betoni, nisi në maj të vitit të kaluar si një bashkëpunim mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Çairit.
