Botë

Dështon formimi i qeverisë së re, Bullgaria shkon në zgjedhje të parakohëshme më 11 korrik

06.05.2021 11:03

Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 11 korrik...

Bullgaria do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 11 korrik, pas dështimit për të formuar një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve të 4 prillit, pas të cilave,  Partia Socialiste Bullgare (BSP), e treta më e madhe në parlament, nuk arriti të formonte një qeveri.
 
Cornelia Ninova, udhëheqësja e BSP, së cilës Presidenti Bullgar Rumen Radev i ka besuar formimin e qeverisë, tha se partia e saj nuk kishte marrë mbështetjen e partisë së dytë më të madhe në parlament.
Gjatë një takimi të Këshillit Suprem të mbajtur në fundjavë, ajo vendosi të mos formonte kabinetin e ri dhe menjëherë ia ktheu mandatin presidentit.
 
Presidenti Radev më pas njoftoi se do të shpërndajë parlamentin javën tjetër dhe tha se zgjedhjet do të mbahen në 11 korrik, në përputhje me Kushtetutën e Bullgarisë.
 
Pasi Radev të shpërndajë parlamentin, ai do të formojë një qeveri teknike, e cila do të përgatitet për zgjedhjet dhe do të drejtojë vendin derisa të formohet  qeveria pas zgjedhore.