Maqedoni
COVID-19, 400 pacientë në spitalet Shkup, 27 në 24 orët e fundit
06.05.2021 11:24
Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 27 pacientë të rinj...

Në 24 orët e fundit në qendrat covid në Shkup janë shtruar 27 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me virusin Corona.
Gjithsej 398 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 62 pacientë.
Numri i pranimeve në 24 orët e fundit është i qëndrueshëm dhe në sot në mëngjes deri në orën 8 ka 337 shtretër të lirë, ndërsa pritet gjatë ditës pas çregjistrimeve të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim të oksigjenit dhe mund të pranojnë pacientë të cilët kanë mbështetje për mbështetje oksigjeni, thuhet në kumtesëne Ministrisë së Shëndetësisë.
