Maqedoni

MSh: 9,123 vaksina janë aplikuar dje

06.05.2021 11:35

Vaksinimi I popullatës po kryhet pandërprerë në të gjitha pikat në të gjithë vendin.

Vaksinimi I popullatës po kryhet  pandërprerë në të gjitha pikat në të gjithë vendin. Interesimi për vaksinim po rritet çdo ditë, informon Ministria e Shëndetësisë.
 
Një total prej 74,076 qytetarë u vaksinuan në pikat e vaksinimit në vend që nga fillimi I imunizimit masiv. Dje u vaksinuan gjithsej 9,123 qytetarë, 7,963 me dozën e parë të vaksinës. Sipas shifrave të fundit, 25% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.
 
Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit. Janë vaksinuar të moshuarit dhe  qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk dhe njerëzit e punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në sallën “Boris Trajkovski“ në Shkup dhe  në sallat sportive në Kumanovë, Tetovë, Kavadarci, Shtip, Manastir dhe Ohër.
 
Ministria e Shëndetësisë apelon tek qytetarët që të regjistrohen masivisht në aplikacionin vakcinacija.mk, sepse kjo është mënyra më e lehtë dhe e shpejtë për tu vaksinuar.