Maqedoni
Anëtarësimi në NATO dhe BE, Shekeriska-Guerini: Investim për stabilitet rajonal
06.05.2021 13:40
Një ballkan stabil për një Europë të fortë, në këtë qëllim bazohet bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë...

Një ballkan stabil për një Europë të fortë, në këtë qëllim bazohet bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë në fushën e mbrojtjes konstatuan ministrja Radmilla Shekerinska dhe homologu I saj Italian Lorenco Guerini. Ministrant u dakorduan se Ballkani duhet të jetë rajon stabil dhe perspektiva europiane, është një hap i rëndësishëm pikërisht për stabilitetin në rajon
"Ne jemi anëtarja më e re e NATO-s e kjo na motivon më shumë që të bëhemi një aleta që jep kontribut të rëndësishëm në sigurinë e 30 shteteve anëtare. Zhvillimi I poligonit Krivollak, që u vlerësua nga oficerët më të lartë të NATO-s si poligon me kushte gjithëpërfshirëse për zhvillimin e interoperabilitetit, do të thotë zhvillim edhe të vetë Aleancës. ARM ka nisur procesin e modernizimit që u mundësua nga financimi stabil për mbrojtjen nga i cili nuk heqim dorë.", tha Radmilla Shekerinska, ministre e mbrojtjes.
"Anëtarësimi I RMV-së në NATO, është një hap i rëndësishëm në rritjen e strabilitetit dhe sigurisë në të gjithë rajonin e Ballkanit. Ne mbështesim fuqishëm fillimin e bisedimeve për antarësim të RMV-së në BE dhe mbajtjen sa më të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare.", tha Lorenco Guerini, ministër i mbrojtjes i Italisë
Forcat e ARM-së janë pjesë e trupave të KFOR-it në Kosovë, nën drejtimin e komandës italiane. Bashkëpunimi mes dy vendeve u përforcua edhe me nënshkrimin e marrëveshjes së re për bashkëpunim në mbrojtje.
BELINDA KOKA ADEMI
