Maqedoni
Covid 19 mbi 250 mijë qytetarë kanë aplikuar për vaksinim
06.05.2021 13:56
256.346 qytetarë janë paraqitur për vaksinimin kundër virusit korona në aplikacionin vakcinacija.mk....

256.346 qytetarë janë paraqitur për vaksinimin kundër virusit korona në aplikacionin vakcinacija.mk. Aktualisht në vend janë vaksinuar 74.076 qytetarë.
"Vaksina ëhstë siguri, është një gjë që do të na bëjë mirë sepse të gjithë i trembemi virusit korona,". tha një qytetar.
Zaev merr vaksinën kineze: Ndjehem shumë mirëe, vaksinat janë të sigurta
Dozën e parë të vaksinës kineze Sinofarm, e mori këtë të enjte edhe kryeministri Zoran Zaev. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen me çdo vaksinë në diposzicion në terminin e caktuar, sepse të gjitha janë të sigurta
"Kam marrë vaksinën Sinofamr. Do të vazhdoj axhendën time ditore pasdite. Unë i ftoj të gjithë të regjistrohen në aplikacionin "vaksinimi.mk". Vaksinat janë të sigurta. Sa më shpejt të përfundojë procesi i imunizimit, aq më shpejt kjo luftë me këtë armik të padukshëm do të përfundojë.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
Beson se me dozat e vaksinave që mbërritën javën e kaluar, si dhe me të gjitha sasitë e rëna dakord dhe të konfirmuara që duhet të arrijnë në periudhën e ardhshme, është e mundur që të ketë një përqindje të lartë të popullsisë që do të vaksinohen deri në fillim të verës, gjë që do të kontribuojë në ndryshimin e plotë të pasqyrës së epidemisë në vendin tonë.
NERMIN MULAKI FEJZILLAHU
