Maqedoni
RMV dhe SHBA, marrëveshje: Përforcimi i konkurencës dhe ulja e korrupsionit
06.05.2021 14:17
Ulja e korrupsonit, përforcimi i konkurencës ekonomike dhe përfshierja e të rinjëve në politikat ekonomike...

Ulja e korrupsonit, përforcimi i konkurencës ekonomike dhe përfshierja e të rinjëve në politikat ekonomike synohet me nënshkrimin e marrëveshjes për partneritet në mes RMV-së dhe SHBA-ve. USAID do ti ndihmojë vendit me 8.3 dollarë. Fokusi më i madh do ti jepet luftimit të korrupsionit.
“Korrupsioni ndikon në çdo sektor të shoqërisë dhe paraqet rrezik për prosperitet dhe qeverisje të së drejtës. Me marrëveshjen e re do ti mbështesim përpjekjet e juaja për llogaridhënie më të madhe në institucionet qevritare, por edhe më gjërë. Do të punojmë për transparencë më të madhe edhe të qytetarëve, të rritet aktiviteti i tyre në luftën ndaj korupcionit dhe kërkesat e tyre për transparencë.”, tha Erik Janoski nga USAID.
“Përforcimi i konkurencës ekonomike, zhvillim që ka të bëjë me rritjn e produktivitetit, integrimit në tregje ndërkombëtare dhe rajonale euro-atlantike, rritjen e kontributit të të rinjëve në shoqëri duke u orientuar në përforcimin e mundësive ekonomike dhe përmirësimin e vlerave sociale tek të rinjtë dhe uljen e korrupsionit me qëllim që të ndikohet drejt rritjes së llogaridhënies së sektorit publik, por edhe ngritjen e kulturës së transparencës së qytetarëve.”, tha Fatmnir Besimi, ministër i financave.
Ky parneritet nuk është i rëndësishëm vetëm në aspektin ekonomik, por është edhe garancë për thellimin e marrëdhënive strategjike me SHBA-të. Ambasadorja Kejt Meri Brns tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut.
“Sfida juaj më e madhe është korrupsioni, një nga nevojat më të mëdha tuajat është rritja dhe stabiliteti ekonomik, kurse shpresa juaj më e madhe është rinia juaj. Me këtë marrëveshje do tju mbështesim ti realizoni qëllimet kryesore për zhvillim të definuara nga autoritetet dhe qytetarët tuaj.”, tha Kejt Meri Brns, ambasadore e SHBA-ve në Shkup.
Që nga pavarësia e vendit, SHBA-të kanë investuar mbi 640 milion dollarë në Maqedoninë e Veriut.
ERSAN PAJAZITI
