Maqedoni

Vazhdon ndalesa për evente të mëdha, organizatorët e dasmave në pritje të lejes

06.05.2021 14:38

Këtë javë restorantet dhe kafenetë filluan të punojnë përsëri, deri në orën 22.30...

Këtë javë restorantet dhe kafenetë  filluan të punojnë përsëri, deri në orën 22.30, sigurisht me protokolle të qarta për mbrojtje nga Covid 19. Por lehtësimi I masave për të dytin vit radhazi, nuk I pëfshin organizatorët e eventeve. Dasmat sërisht ndalohen për momentin.
 
Organizatorët e dasmave shpresojnë që deri në fund të muajit, kufizimet të lirohen dhe më në fund edhe ata të nisin punë me protokolle të qarta. Thonë se janë paralajmëruar që mund të ketë lehtësime edhe për ta deri në fund të muajit.
 
"Gjëja më e rëndësishme për ne është të kemi kushte të sigurta të punës dhe të jemi në gjendje të vazhdojmë vetë pa mbështetje financiare. Shpresojmë që kushte të tilla do të krijohen në periudhën e ardhshme, duke pasur parasysh që numri i të infektuarve rishtazi po zvogëlohet dhe procesi i vaksinimit ka filluar të marrë vrull", thonë ata.
 
Në takimin me Zëvendës Kryeministrin Bytyqi, dje përsëri kërkuan ndihmë financiare për muajt në të cilët janë mbyllur. sipas tyre paketa e re e ofruar nga qeveria nuk është e mjaftueshme. Sipas Bytyqi, pas 15 majit, masat pritet të zbuten, gjë që do të hapë mundësinë për organizimin e festimeve më të mëdha sipas protokolleve.