Maqedoni
Procesi euro – integrues në pako me Shqipërinë, Zaev: Duam dy vendet së bashku, BE të mendojë
06.05.2021 14:59
Kryeministri Zoran Zaev thotë se BE vendos nëse do të bëjë ndarjen e procesit euorintegrues të vendit me Shqipërinë...

Kryeministri Zoran Zaev thotë se BE vendos nëse do të bëjë ndarjen e procesit euorintegrues të vendit me Shqipërinë por konsideron se Brukseli me këtë situatë gjendet përpara një testi serioz me mesazhin që do të pëçojë tek qytetarët e Ballkanit për vendimet që do të merren në samitet e rradhës. BE i ka borxh RMV-së hapjen e negociatave thotë Zaev sepse sipas tij, jemi vend i cili ka realizuar të gjitha kërkesat e parashtruara nga Komisioni Evropian. Duam që RMV dhe Shqipëria të ecin krah për krah në aspiratat eurointegruese thotë Zaev.
"Nëse dikush meriton, nëse dikush ka pritur shumë, ka nënshkruar marrëveshje të rëndësishme, ka realizuar reforma 100% në mënyrë të sukseshme dhe që u vërtetuan nga 27 vendet anëtare, ata jemi ne. Tash bëhet fjalë për hapin e rradhës, pra konferencën e parë ndërqeveritare. Besoj se këtë Evropa na e ka borxh dhe se duhet ta bëjë këtë hap. Dëshiroj që Shqipëria si fqi yni të ec përpara bashkë me ne. Duhet të lëvizim së bashku, të ndihmohemi mes veti në këtë proces dhe nuk pres asgjë më pak se kjo për qytetarët tanë, sepse populli ynë meritojnë.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
Kontesti me Bullgarinë, Zaev: Ne jemi të gatshëm t’i vazhdojmë bisedimet
Në raport me kontestin bullgar Zaev thotë se janë të gatshëm të vazhdojnë bisedimet me çfarëdo lloj qeverie deri sa të themelohet qeveria e Sofjes pas zgjedhjeve të sërishme që planifikohen të mbahet në muajin korrik.
"Nëse nuk jemi deri në fund të gatshëm politikisht nga ana e Bullgarisë, për çështjet bilaterale, mundet cështjet bilaterale tëe vzhdojnë kur të ketë qeveri politike. Nuk humb shpresë se edhe me qeveri teknike apo të përkohshme, mund të vazhdojnë bisedime.", tha Zaev.
Zaev thotë se pa marrë parasysh raportin me Bullgarinë, procesi në dimension evropian duhet të lëviz sepse është i ndarë nga formati ndërfqinjësor, dhe negociatat me BE-në janë kategori krejt ndryshe nga bisedimet Shkup-Sofje.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
