Maqedoni

Antikorrupsioni: Zgjerohet lënda për furnizimet e Rashkovskit

06.05.2021 15:16

Në raportin e Komisioni shtetëror për parandalimi e korrupsionit theksohet se korrupsioni edhe më tëj mbetët problem shumë serioz në RMV....

Në raportin e Komisioni shtetëror për parandalimi e korrupsionit theksohet se korrupsioni edhe më tëj mbetët problem shumë serioz në RMV. Nga antikorrupsioni njoftuan se zgjerohet lëndën për sigurimin e softuerit nga ana e ish sekretarit të Qeverisë Dragi Rashkovski. Lidhur me rastin e Rashkovskit theksojnë se ka edhe furnizime të tjera publike të dyshymta, ndërsa të gjitha të dhënat që i posedojnë do tia dorëzojnë Prokurorisë Publike sikurse edhe me rastin e softverit.
 
"Të dhënat tona i zgjeruam edhe në furnizime të tjera pubike, jo vetëm për sigurimin e softuerit, por edhe atyre që kanë lidhshmëri me vet lëndën: kamera, stenda, kabina të lëvizëshme, ka më shumë furnizime publike me çka shuma e mjeteve të shpenzuara për këto kontrata është i madh, ne do të dorëzojmë në prokurori ata pastaj do të vlerësojnë. Bëhet fjalë për rreth 18 milion denarë, në mënyrë plotësuese nga ato 80 mijë euro.", tha Katica Nikollovska, Antare e KSHPK.
 
Antikorrupsioni: Hapet lëndë për kryetaren e Këshillit Gjyësor
 
Antikorrupsioni ka hapur lëndë edhe për rastin e kryetares së sapozgjedhur të Këshillit gjyqësorë Pavlina Crvenkovska dhe bashkëshortit të sajë i cili ka marrë kredi prej 1.6 milion euro nga banka Eurstandart. Nga antikorrupsioni thonë se mungojnë informacione dhe së në listën anketuese nuk është paraqitur numrin amë i bashkëshortit të sajë.
 
"Fillmisht duhet të drejtohemi tek Kryetarja të na tregojë se kush janë antarët e familjes që të mund të përfshihen të gjithë. Duhet të shkojmë hap pas hapi. Në listën anketuese që ajo e ka dorëzuar nuk ka numër amë të bashkëshortit të sajë dhe tani duhet të presim numrin amë, i njejti të vërtetohet në MPB dhe të vazhdojë procedura.", tha Biljan Ivanovska, Kryetare e KSHPK.
 
Vaksinat kineze: Kemi dokument për pagesën nga banka popullore
 
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ndërkohë është në fund të përmbledhjes së lëndës rreth sigurimit të vaksinave kundër Covid 19. Antari i Komisonit Goran Trpenovski theksoi se e gjithë situata është komplekse, ndërsa theksoi se Antikorrupsioni ka marrë dokument nga Banka popullore për pagesën e kryer të 7 milion e 800 mijë dollarëve për import të mallrave, nga Ministria e shëndetësisë  më 15 shkurt, për kompaninë "Stabri internacional" në HonkKong. Nga ministria e shëndetësisë kanë theksuar se nuk bëhet fjalë për avans për person juridik për blerjen e vaksinave kineze por për garancion për rezervimin e 200 mijë vaksinave nga prodhuesi 'Sinofarm".
 
FLORIJE BELULI KAMBERI