Maqedoni
Imunizimi në Ohër, mjekët ftojnë qytetarët të vaksinohen
06.05.2021 15:32
Vaksinimi masiv në Ohër filloi të martën, me ardhjen e 7200 vaksinave në qendrën rajonale të vaksinimit....

Vaksinimi masiv në Ohër filloi të martën, me ardhjen e 7200 vaksinave në qendrën rajonale të vaksinimit. Punonjësit shëndetësorë nga Spitali Special për Nefrologji në Strugë, apelojnë tek popullata që të ndjekin shembullin e tyre dhe të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, sepse kjo është mënyra e vetme për të dalë nga pandemia.
“Unë si mjek u vaksinova dhe mendoj se vaksinimi është zgjidhja e vetme që të gjithë të kthehemi në jetën normale.", tha Jetmir Ziba, specialist internist në spitalin special për neforlogji Strugë.
“Si mjeke, ju bëj apel të gjithë qytetarëve që të vaksinohen, edhe ne punëtorët shëndetësorë jemi vaksinuar. Kjo është mënyra e vetme për tu rikthyer në gjendje normale. Unë apeloj për të gjithë ata që janë kundër vaksinës të ndryshojnë mendjen e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.", tha Elizabeta Dimovska Çifligaroska, fiziatre në Spitalin Special për nefrologji Strugë.
Punonjësit shëndetësorë thonë se të gjithë qytetarët në vendin tonë që janë vaksinuar deri më tani, nuk kanë hasur pasoja negative, ndërkohë që çdo ditë ka viktima nga të infektuarit me Covid 19. Sipas tyre, këto fakte janë motiv për të gjithë, që të vaksinohen sa më shpejtë.
“Lidhur me vaksinimin, rekomandimi im është të ndiqni shembullin tim. Unë jam vaksinuar, jam e mbrojtur. Vaksinat janë të sigurta. Mund t'ju them se të gjithë jemi të lodhur, por virusi nuk është.", tha Valentina Dokoska, specialist mikrobbiolog në Spitali Special për Nefrologji Strugë.
Profesionistët shëndetësorë thonë se të gjitha vaksinat e Covid 19 janë plotësisht të sigurta, pasi kanë kaluar të gjitha fazat e nevojshme para se të dilnin në treg. Me imunizim masiv, bota do të dalë nga një pandemi që ka paralizuar jetën normale për më shumë se një vit.
ILMIJE ZHAKU
