Maqedoni

Nelloski: Presim drejtësi për mbrojtësit e kushtetutës

06.05.2021 15:41

VMRO DPMNE pret që nga takimi i së premtes i presidentit Stevo Pendarovski me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristian MIckovski...

VMRO DPMNE pret që nga takimi i së premtes i presidentit Stevo Pendarovski me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristian MIckovski, ata që i cilësojnë si  mbrojtësit e Kushtetutës më në fund të kenë mundësi për ta dëshmuar pafajësinë.
 
Vladimir Nellovski nga VMRO-DPMNE, potencoi se është koha që Zaev t’i heq duart nga drejtësia dhe  të dënuarit e 27 prillit për terrorizëm, të marrin drejtësinë e merituar.
 
“Presim të dalin me qëndrim të përbashkët rreth drejtësisë së vërtetë për mbrojtësit e Kushtetutës dhe presin nga Zaev që më në fund t’i heq duart nga gjyqësia dhe prokuroria”, tha Nelloski. 
 
Zaev: Rigjykim, vetëm nëse ka dëshmi të reja
 
Kryeministri Zaev ndërkohë tha "janë autoritetet gjyqësore  ata vendosin nëse do të ketë gjykim të ri dhe presidenti nuk e mbështet rigjykimin. Ai është kundër amnistimit por rikujtoi se  të drejtën për rigjykim e kanë të gjithë, përfshirë edhe të dënuarit për 27 prillin. Secili ka të drejtë të rigjykojë procedurën nëse ka dëshmi të reja, që do të ndikojnë në rastin gjyqësor. Për këtë vendos Këshilli Gjyqësor”, tha Zaev