Maqedoni
Arrihet marrëveshje për shtetësinë, Aziri: Është një e arritur e mirë
06.05.2021 15:51
Opozita shqiptare dhe Qeveria janë dakorduar rreth propozim ligjit për shtetësi....

Opozita shqiptare dhe Qeveria janë dakorduar rreth propozim ligjit për shtetësi. Me zgjidhjen e re ligjore, të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqenoninë e Veriut që nga pavarësimi mund të fitojnë shtetësinë me parashtrimin e një dokumenti të vetëm, që e provon qëndrimin e tij këtu. Lajmin e kumtuan të dyja palët.
“Vlerësojmë se është një e arritur e mirë, e madhe për shkak se të gjithë qytetarët e RMV që nga pavarësimi e këndej janë banor real të MV por që kanë pasë probleme me shtetësinë e këtij shteti përmes këtij ligji do të kenë mundësi të pajisen me të njejtën. Faktikisht përmes këtij ligji të gjithë personave të cilët nga pavarësia e këtej janë banorë të RMV u konstatohet shtetësia.”, tha Elmi Aziri nga ASH.
Zaev: Kemi marrëveshje
“Ligji për shtetësi mendoj se është zgjidh. Dua që këtë ka kumtojnë propozuesit, Ash dhe Alternativa. Dje u mbajtë takimi i fundit punues, tani mbeten çështjet teknike, por mund të them se kemi marrëveshje. E gjithë kjo është në favor të shërbimit më të mirë të qytetarëve.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Pr/ ligji pritet sëshpejti të futet në procedurë parlamentare.
Zaev thotë se dialogu me opozitën në përgjithësi po jep rezultat të pjesshëm edhe në drejtim të zhbllokimit të punëve në Kuvend. Mbetet në qëndrimin se dialogu është i domosdoshëm dhe rrjedhimisht pret që opozita të zhbllokojë rreth 30 ligjet që ka bllokuar si dhe të jetë konstruktive.
SHPËTIM NUREDINI
