Maqedoni
Covid 19: 26 viktima, 324 raste të reja, 1.176 të shëruar
06.05.2021 17:54
Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2660 teste të kryera janë regjistruar 324 raste të reja me Covid-19...

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 2660 teste të kryera janë regjistruar 324 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 110 vetëm në Shkup.
Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se betejën me Covid-19 e kanë humbur 26 pacientë ndërsa janë shëruar 1.176 pacientë, Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 153.461 raste, prej të cilëve 136.545 janë shëruar, kurse 5.042 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 11.874 raste aktive me virusin korona.
