Botë

Brazil: Së paku 25 të vrarë në një shkëmbim zjarri

06.05.2021 20:47

Të paktën 25 persona, përfshirë një oficer policie janë vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në Rio de Zhaneiro, raportojnë mediat lokale...

Shkëmbimi i zjarrit ndodhi gjatë një operacioni policor në një lagje të varfër të qytetit.
 
Policia nisi operacionin pasi mori informata se trafikantët e drogës po rekrutonin fëmijë për grupet e tyre kriminale.
 
Dy pasagjerë në një vagon të metrosë u goditën nga plumbat, por mbijetuan.
 
Policia konfirmoi vdekjen e një prej oficerëve të saj.
 
Sipas lajmeve lokale, banda e shënjestruar në këtë bastisje ishte e përfshirë në trafik droge, vjedhje të shumta, vrasje dhe rrëmbime.
 
Rio de Zhaneiro është një nga shtetet më të dhunshme të Brazilit dhe zona të mëdha janë nën kontrollin e kriminelëve, shumë prej tyre të lidhur me banda të fuqishme të trafikut të drogës./evropaelire