Maqedoni

Parashikimi i motit

07.05.2021 09:03

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell edhe reshje të izoluara....

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell edhe reshje të izoluara.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval nga 7 deri 13, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 23 deri 30 gradë.
 
Gjatë ditës do të fryej erë e lehtë dhe do të ketë lagështi të theksuar të ajrit.
 
Edhe ditët në vazhdim do të jenë me mot të njejtë, me ndryshime të vogla të gjendjes në vende malore.