Ambasada shqiptare, pritje për 28 nëntorin
Ambasadorë, diplomatë, përfaqësues dhe funksionarë të ndryshëm politik kanë marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup....

Ambasadorë, diplomatë, përfaqësues dhe funksionarë të ndryshëm politik kanë marrë pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup, me rastin e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 70 vjetorit të pavarësisë nga pushtuesit nazist-fashist, ku njëkohësisht janë pranuar edhe ngushëllime për ambasadorin shqiptar në Shkup, Petrit Bushatin, i cili ndërroi jetë para disa ditëve.
“Ambasada e Shqipërisë në Shkup, sot organizoi një pritje me rastin e 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 70 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë nga pushtuesit nazist fashist. Ishte një rast i veçantë, sepse para pak ditësh ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Petrit Bushati, humbi jetën, i cili ishte një diplomat me eksperiencë dhe me karrierë të gjatë diplomatike. Ambasada e Shqipërisë në Shkup dje dhe pardje hapi librin e ngushëllimeve dhe gjatë kësaj periudhe erdhën shumë diplomatë, ambasadorë dhe personalitete tjera, që shprehën ngushëllime për ambasadorin shqiptar”- deklaroi zëvendësambasadori i Shqipërisë, Ahmet Lala.
Zëvendësambasadori Lala, po ashtu potencoi se edhe gjatë pritjes së mbrëmshme, përveç urimeve për dy festat e popullit shqiptar, diplomatët e huaj shprehën edhe një herë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ambasadorit, Petrit Bushatit. (Mefail Ismaili, TVM2)
