Botë

Mot ekstrem në Mbretërinë e Bashkuar, veriu ngrin, në jug pritet valë e nxehtë

07.05.2021 10:08

Mot ekstrem ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Veriu I vendit është mbuluar nga ngricat dhe i ftohti....

Mot ekstrem ka përfshirë Mbretërinë e Bashkuar. Veriu I vendit është mbuluar nga ngricat dhe i ftohti, teksa në jug pritet një valë e nxehtë deri në 20 celcius. Në disa pjesë të Skocisë, temperaturat arritën deri në -5.5C këtë mëngjes ndërsa i ftohti ka goditur britanikët e veriut. Bora ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimit këtë mëngjes në Skoci, pasi shumë njerëz u zgjuan nga acari.
 
Zyra metereologjike në vend ka lëshuar një paralajmërim të motit për disa pjesë të vendit, ndërsa bora e vazhdueshme ka ngadalësuar rrugët dhe hekurudhat. Por Britanikët e Jugut shijuan rrezet e diellit sot, pavarësisht nga kushtet e dimrit në veri të vendit. Moti i ngrohtë do të shoqërojë gjithë fundjavën në jug të Britanisë me temperatura që do të arrijnë deri në 20 gradë celcius.