Maqedoni
Efikasitetin energjitik dhe promovimin e arsimit, Qeveria prezenton dy projektet me Bankën Botërore
07.05.2021 11:06
Në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri u prezantuan dy projektet me vlerë prej 46.5 milion dollarë nga Banka Botërore...

Në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri u prezantuan dy projektet me vlerë prej 46.5 milion dollarë nga Banka Botërore, të cilat kanë të bëjnë me efikasitetin energjitik dhe promovimin e arsimit. Marrëveshjet për të dy projektet u nënshkruan kohët e fundit.
Projekti për efikasitetin energjitij në sektorin publik është me vlerë 25 milion euro, projekti për promovimin e arsimit fillor është me vlerë 21.5 milion euro. Sipas Ministrit të Financave Fatmir Besimi, projekte të tilla që kanë një komponent të fortë zhvillimi, kanë rëndësi të madhe, veçanërisht në kushtet kur po përballemi me efektet e krizës Covid-19 në ekonomi. Maqedonia e Veriut ka investuar rreth 160 milion euro në efikasitetin energjitik në dekadën e kaluar, por nevojiten edhe 320 milion euro shtesë për të arritur qëllimet ambicioze deri në 2030.
Arritja e këtyre qëllimeve kërkon mekanizma të qëndrueshëm dhe nga Banka Botërore sqarojnë se është planifikuar fondi i propozuar që do të ndihmojë vendin tonë të rrisë investimet në këtë fushë. Dy projekte të tjera nga Korniza e Partneritetit me Bankën Botërore janë në procedurë parlamentare. Një për modernizimin e bujqësisë me vlerë 46 milion euro dhe një tjetër 37 milion euro për rrugët lokale. Pas miratimit të ligjeve nga Kuvendi, këto marrëveshje do të nënshkruhen dhe do të fillojnë zbatimin e tyre.
