Maqedoni

Mbi 104 mijë qytetarë të vaksinuar apo rivaksinuar, 12 mijë vetëm dje

07.05.2021 10:41

Imunizimi I popullatës vazhdon me ritme të shpejta....

Imunizimi I popullatës vazhdon me ritme të shpejta. Mbi 104 mijë qytetarë janë vaksinuar apo rivaksiuar deri sot, 12 mijë vetëm dje.  
 
Ministria e Shëndetësisë informon se nga numri i përgjithshëm i vaksinuar, 84 mijë morën dozën e parë, ndërsa 20 mijë qytetarë kanë dy doza të vaksinës kundër covid-19. 28% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine. Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit. Të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk janë vaksinuar, dhe njerëzit e punësuar në infrastrukturën kritike gjithashtu janë vaksinuar.
 
"Vaksinimi masiv zhvillohet në disa qytete të vendit, në Arenën 'Boris Trajkovski' në Shkup, në sallat sportive në Kavadarci, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir dhe Ohër", njoftojnë nga MInistria e Shëndetësisë.
 
Interesi për vaksinim është në rritje dhe mbi 256 mijë qytetarë janë regjistruar në faqen zyrtare të internetit. Dje me vaksinën kineze u  vaksinua edhe kryeministri Zoran Zaev. Sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të marrë dozën e parë të vaksinës kineze. 26 viktima, 324 raste të reja, 1.176 të shëruar ishin shifrat kovid të 24 orëve të fundit.