Maqedoni
“Sozia”, vazhdon gjykimi për rastin me pasaportat e falsifikuara
07.05.2021 09:16
Në Gjykatën penale-Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin “Sozia”, ndaj 5 personave...

Në Gjykatën penale-Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin “Sozia”, ndaj 5 personave për dhënien e pasaportave shtetasve të huaj.
Në seancën e parë për rastin, nga 11 të akuzuarit, 5 prej tyre pranuan fajin. Seanca e sotme vazhdon për Faruk Buki, Vesna Kollevska, Olivera Sofronievska, Branisllava Vlladiçevska dhe Shemsedin Jashari, të cilët në seancën e kaluar u shprehën se nuk ndihen fajtorë për veprën për të cilën ngarkohen. Sipas akuzës, në periudhën prej qershor 2017 deri në fund të 2020 janë dhënë pasaporta për 214 shtetas të huaj dhe një shtetasi të Maqedonisë sw Veriut .Rastin e udhëheq gjykatësja Olja Ristevska, prokurorinë e përfaqson Spasenka Andonova.
