Botë

Arratiset nga baza ushtarake në SHBA, rrëmben autobusin me 18 fëmijë

07.05.2021 11:26

Një 23-vjeçar në Karolinën e Veriut në SHBA...

Një 23-vjeçar në Karolinën e Veriut në SHBA, është vënë në pranga nga policia pas një veprimi tejet të çuditshëm. 
 
Ai u arratis nga baza ushtarake, aty ku ishte praktikant dhe rrëmbeu një autobus shkolle në tentativë për t’u rikthyer në shtëpi, por nuk ia doli.
 
Jovan Collazo ishte i armatosur me një armë M4, por pa fishekë. Pasi u arratis, ai ndaloi autobusin dhe urdhëroi shoferin dhe 18 fëmijë të largoheshin. Më tej, ai u mundua të drejtonte autobusin, por nuk mundi ta bënte një gjë të tillë. 23-vjeçari hodhi armën në autobus dhe u nis në këmbë drejt shtëpisë së tij, por u arrestua menjëherë. Pas veprimit të çmendur, ndaj 23-vjeçarit rëndojnë tashmë shumë akuza, me e rënda për rrëmbim, madje edhe për grabitje të dhunshme.