Botë

Qeveria franceze ka vendosur që nga 12 maji të zgjerojë më tej fashën

07.05.2021 12:30

Qeveria franceze ka vendosur që nga 12 maji të zgjerojë më tej fashën...

Qeveria franceze ka vendosur që nga 12 maji të zgjerojë më tej fashën e personave që do të vaksinojë kundër koronavirusit.
 
Aktualisht, në Francë po vaksinohen personat mbi 55 vjeç, por shtimi i rasteve tek të rinjtë ka bërë që autoritetet të rimendojnë strategjinë duke ulur moshën.
 
Kështu, nga 12 maji çdo i moshuar që dëshiron, mund të prenotojë vaksinën e tij kundër pandemisë vdekjeprurëse dhe të shkojë ta marrë atë.
 
Në vaksinimi do të përfshihen dhe adoleshentët 15-17 vjeç, pasi ditët e fundit është vënë re një shtim i rasteve të infektimeve të kësaj kategorie.